“Më e shtirura”- Zhaklina habit me deklaratën për Kiara Titon

Gazetarja dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, Zhaklina Gjolla, ishte e ftuar në një nga rubrikat e puntatës së djeshme në “E Diell”.

Ajo u bë pjesë e disa lojërave, ku u vu përballe pyetjeve të sikletshme lidhur me eksperiencën e saj në BBV.

Një nga pyetjet që iu drejtua gazetares ishte të thoshte emrin e personazhit më të shtrirur brenda shtëpisë më të famshme ose në të kundërt do të merrte një dënim.

I papritur ishte fakti se Zhaklina përmendi emrin e Kiarës, në vend të Olta Gixharit me të cilën pati shumë debate, madje u bë shkak i daljes së saj nga gara.

Zhaklina nuk dha një arsye se përse zgjodhi emrin e Kiarës, ama mundet që sjellja e saj ‘tërhiq e mos e këput’ ndaj Luizit të ketë qenë shkak për t’a parë Kiarën si një person jo të vërtetë.

https://www.instagram.com/reel/Cncb-XLoLuW/?igshid=YmMyMTA2M2Y=