Eleni Foureira ka folur për vitet e vështira të fëmijërisë në Shqipëri dhe nisjen e karrierës në shtetin grek.
Ajo tha se u detyrua mos të tregonte që ishte nga Shqipëria, duke u rritur kështu profesionalisht mes paragjykimeve dhe racizmit.
“Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, nuk do t’i lija njerëzit ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Tani, në këtë fazë të jetës sime, jam duke menduar vazhdimisht se si mund ta rris një fëmijë me mendje të hapur, pa paragjykime dhe stereotipa. Dua ta mësoj që të respektojë të gjithë njerëzit, të mos diskriminojë, të mos ngacmojë, të pranojë, të empatizojë, të kuptojë diversitetin dhe të luftojë për dukshmëri. Dua që të mos ketë turp të jetë vetvetja dhe t’u lërë hapësirë njerëzve të tjerë që e rrethojnë të jenë vetvetja”-tha ajo.