Modelja e njohur, Beniada Nishani ka filluar një eksperiencë të re pas asaj ne shtepine e “BBV”.
Beniada është bërë pjesë e Procesit Sportiv ashtu siç ishte paralajmëruar.
Që në momentin e hyrjes në emision, të gjithë i bëri për të qeshur me batutat e saj.
E pyetur nga një komentues se me çfarë bëhet goli, me këmbë apo dorë, ajo tha “Me gjoks”, duke nënkuptuar zemrën. Kjo bëri që të gjithë të shkrihen së qeshur me përgjigjen e saj.
Prezantuesi Edi Manushi dhe Beniada pritet të jenë një dyshe e shkëlqyer në Procesin Sportiv, sepse edhe Edi ka një energji pozitie të ngjashme me Beniadën.