Një debat me tone të ashpra ndodhi rreth një javë më parë në “Big Brother VIP”, ku Big Mama dhe AntoneIa kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrës.
Po atë natë, Big Mama u largua nga shtëpia, ndërsa Antonela u eleminua mbrëmjen e djeshme, si më e votuara nga publiku, ndoshta ndikuar nga debati.
Por si do t’i kenë marrëdhëniet vajzat tani që të dyja janë jashtë?
Ndonëse nuk është bërë pishman për asgjë, Big Mama tha në emisionin “Ftesë në 5”, se me Antonelën është takuar mbrëmë pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Po ashtu edhe pak minuta para se të shkonte në programin e pasdites. Këngëtarja zbuloi se ishin takuar në parukeri ku ka marrë një ngacmim prej Antonelës por e ka kaluar me të qeshur.
“U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet”, tha artistja.
Megjithatë, në përfundim të së gjithës, Big Mama tha se ishte një eksperiencë shumë e bukur.
“Ishte një eksperiencë shumë e bukur, e provova veten time dhe aty që jam hiperaktiv, durova deri në një moment dhe plasi”, tha ajo.
Por siç tregoi, për të më e rëndësishme është ta dojë populli.