Me apo pa deshiren e tyre paparacët i zbuluan, cifti i njohur ne pritje te femijes se dyte

Kohët e fundit, spekulimet se Sophie Turner dhe Joe Jonas mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, kanë bërë xhiron e mediave.

Mesa duket, lajmi është i vërtetë dhe Sophie tani nuk mund ta fshehë barkun.

Ajo dhe Joe u fotografuan ndërsa po shijonin një arratisje në plazhin e Miamit dhe pavaresisht me barkun e rrumbullakosur, aktorja duket mjaft ne forme.

Thashethemet për shtatzëninë e Sophie nisën kur ajo u pa për herë të parë me një bark më të madh se zakonisht, ndërsa ishte me Joe dhe vajzën e tyre.

Çifti ndërkaq janë prindër të një vajze 1-vjeçare, të quajtur Willa. Ndërsa priste Willa-n, Sophie nuk e konfirmoi asnjëherë zyrtarisht shtatzëninë e saj në media.

Rikujtojmë se para disa kohëve aktorja e njohur e “Game of Thrones” u revoltua me paparacët të cilët kishin shkrepur disa foto të vogëlushës pa marrë miratimin e saj apo të bashkëshortit, Joe Jonas.

Kjo gjë, jo vetëm që e inatosi keq Sophie, por bëri që ajo t’u drejtohej mediave sociale dhe t’u kërkojë të gjithëve të mos i ndjekin më dhe të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.