Mashtruan dhe debatuan me Borën, Ilda dhe Petro përjashtohen nga “Përputhen”

Duket se skandalet në “Përputhen”, nuk do kenë të mbaruar.

Së fundmi, një tjetër skandal ka përfshirë programin e dashurisë. Bëhet fjalë për dy konkurrentët, Ilda dhe Petro.

Teksa po debatonin me njëri-tjetrin gjatë programit, pa dashur ata nxorrën veten zbuluar duke pranuar se janë lidhur bashkë vetëm në kuadër të lojës, duke shkelur rregullat e programit. Gjithashtu pranuan se nuk kanë pasur ndjenja aspak mes tyre.

Gjithë debati nisi pasi Petro vendosi të deklarohej për Ildën, ndërsa kjo e fundit e refuzoi pasi sipas saj, Petro i kishte premtuar një tjetër konkurrente të programit, Irisit, që të deklaroheshin bashkë.

Kështu, pas “lojës” së Petros dhe Ildës, “Përputhen” morri vendimin që dyshja të përjashtohen nga emisioni.