Meridian Ramçaj, ish-banor i Big Brother VIP, ka ardhur në një rrëfim ndryshe teksa ishte i ftuar ne “News24”.
Në një rrëfim për karrierën dhe familjen, Meridiani nuk nguroi të tregonte dhe dashurinë e madhe që ka për ëmbëlsirat, duke zbuluar gjithashtu edhe përpjekjet e ndryshme për të humbur peshë.
Një nga zhgënjimet më të mëdha sipas tij ka qënë vendosja e balonit gastrik.
“Unë gjithmonë kam patur problemin e shëndetit, shëndoshu, dobësohu. Në 2014 kam provuar balonin gastrik. Për mua një nga mashtrimet më të mëdha është baloni gastrik. Atë ditë që ti e vendos mjeket nuk t’i tregojnë të gjitha truket e balonit. Kur e vendos balonin ai zë gjysmën e stomakut, dhe nëse ti e tejkalon atë, se e dimë që stomaku është një muskul që zmadhohet, dhe pa e kuptuar të shtosh dhe një kafshatë përditë, dhe stomaku ka tendencën për t’u zmadhuar pavarësisht se është baloni”, u shpreh Meridiani.
Gjithashtu, Meridiani komentoi dhe prishjen e “vëllazërisë” mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit.
Këngëtari nuk mori pjesë as në dasmën e fituesit të “Big Brother VIP” dhe pse ky i fundit pretendon se ka qenë i pari që e ka marrë ftesën.
Gjatë një interviste që dha së fundmi, i pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, Meridiani nuk kurseu ironinë.
Ai tha se pavarësisht çdo gjëje, ai do të shkonte në dasmën e vëllait të tij.
“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë.”, tha Meridiani