Martohet në 1-vjetorin e vajzës Eliona Pitarka, zbulon për herë të parë bashkëshortin

Aktorja e humorit Eliona Pitarka, ka zgjedhur të kurorëzohet me bashkëshortin në 1-vjetorin e vajzës së saj, Gala.

Bëhet me dije se ka qenë vetë Eliona ajo që ka ndarë pamjet nga dasma, ku ka treguar për herë të parë edhe bashkëshortin.

Aktorja e humorit e kishte mbajtur imazhin e partnerit të saj për një kohë të gjatë jashtë vëmendjes së mediave.

Në fotot e saj në Instagram, Pitarka ka nxjerrë edhe vajzën e saj, Galën, e cila po feston 1-vjetorin e saj në këtë ditë të shënuar për dy prindërit.