Në shkurt të vitit 2021 shumë njerëz shkruanin se “kjo martesë nuk e ka të gjatë”, por tani, një vit më vonë, çifti është në pritje të ëmbël.
Nicolas Cage, 57 vjeç dhe Rikobata, 27 vjeç, do të bëhen prindër të një vajzë.
“Unë do të kem një vajzë të vogël,” tha Cage në “The Kelly Clarkson Show”.
Aktori tregoi se emri i vajzës së tij do të jetë Lennon Augie në nderim të John Lennon dhe babait të Nicolas, August Coppola.
“Do ta quaj shkurt Lenny,” vazhdoi ai. “Jam i emocionuar. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime.”
Aktori i “Leaving Las Vegas” shpjegoi se “Across the Universe” nga The Beatles është “kënga e tij e preferuar e shkruar ndonjëherë”, kështu që Lennon dukej si emri më i përshtatshëm.
Shibata dhe Cage u martuan në Las Vegas në shkurt 2021.
Fituesi i Oscar takoi gruan e tij të pestë në Shiga, Japoni dhe ata filluan të dilnin menjëherë pasi martesa e tij katër-ditore me Erika Koike u anulua në qershor 2019.
Cage i propozoi Shibata-s përmes FaceTime dhe i dërgoi asaj unazën prej ari dhe diamanti të zi me postë, në Japoni.
Burimi: Page Six