Marrëdhënia mes Ilirit dhe Sabianit ka qenë pjesë e mediave online për muaj me rradhë, për shkak se u vu re një krisje e vëllazërisë së tyre.
Dy protagonistët patën një distancim nga njëri tjetri, mirëpo asnjëherë nuk u dha një arsye konkrete për këtë.
Mirëpo gjatë puntatës së sotme Iliri ishte i ftuar në “S’e luan topi”, ku foli sërish rreth kësaj teme.
Balerini tregoi se me Sabianin nuk ka ndodhur ndonjë përplasje, por ashtu sic u shpreh ai “njerëzit duhet të kenë kujdes për disa fjalë të thëna në publik ose jo”, duke na lënë të kuptojmë se Sabiani ka thënë diçka që s’duhet për Ilirin.
Por kjo situatë kaloi shpejt pasi Sabiani u bë pjesë e studios në mënyrë suprizuese për të takuar Ilirin.
Dy protagonistët shkëmbyen një përqafim me njëri tjetrin, madje rikujtuan momentet kur qëndronin me duart kapur fort gjatë nominimeve.
Ky moment u pa si një rifillim i mirë për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre e shpresojmë të vazhdojmë t’i shofim në këtë mënyrë!
https://www.instagram.com/reel/Cn99s4Rr4BE/?igshid=YmMyMTA2M2Y=