Marina Vjollca shkëlqen në “Javën e Modës” në Milano, sfilon në pasarelën e “Elisabetta Franchi”

Marina Vjollca ka shkëlqyer sot në “Jvën e Modës” në Milano. “Milano Fashion Week” ka filluar që në datën 22 shkurt dhe do të mbarojë në fundin e këtij muaji.

Disa nga stilistët e njohur të modës, po prezantojnë krijimet e tyre që i përkasin sezonit vjeshtë-dimër, ku mes tyre është edhe stilistja e njohur Italiane, Elisabetta Franchi.

Duke qënë se pjesë e këtij brandi, në Shqipëri është dhe Marina, ajo ka parakaluar në pasarelën e saj.

E veshur me një fustan të zi tepër elegantë, moderatorja ka shkëlqyer në sfilatë.

Pranë saj për ta mbështetur në këtë hap të rëndësishëm ka qenë bashkëshorti i saj Ghetto Geasy dhe motra Luana Vjollca.

Ata e kanë përkrahur kudo dhe kështu kanë bërë edhe së fundmi.

https://www.instagram.com/reel/CaaVe3XofFP/?utm_medium=copy_link