Mami i Borës ylli i mbrëmjes në festën me shumë të famshëm për ditëlindjen e prezantueses, nuk duhet të humbisni atmosferën që krijoi!

Bora Zemani me 9 janar ka mbushur 30 vjet, por ajo ka festuar natën e mbrëmshme ditëlindjen me një festë të madhe ku të ftuar ishin shumë fytyra të njohura të showbizit shqiptar.

E veshur me një fustan bojëqielli Bora shkëlqente mes të ftuarve si Xhensila Myrtezaj, Elita Rudi, Ermali dhe Ami, Bruno dhe Klajdi si këngëtarë, mikesha e saj Semi, Jona Spahiu, Jonida Vokshi, Albana Osmani, Arbana Osmani, Lori Hoxha, Sara Hoxha, Olti Curri, Arjan Konomi, Ervin Kurti, Eraldo Rexho, Bledi Strakosha, konkurrentët e dy edicioneve të “Për’puthen” etj.

Por ajo që ra në sy dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte mami i Borës.

Përkundër që ishte më e moshuara në mbrëmje ajo ndezi atmosferën me performancat e saj në ditëlindjen e së bijës, e cila i ka ngjarë kokë e këmbë.