Që prej momentit kur erdhi në jetë Orinda dhe Turi nuk e kanë mbajtur aspak larg rrjeteve sociale ëmbëlsirën e tyre, Atarën.
Ata na i zbukurojnë ditën sa herë postojnë foto e video me vogëlushen dhe sot Orinda ka zgjedhur edhe t’i përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve.
Mes tyre nuk ka munguar kurioziteti i madh se cilën fjalë Atara ka thënë të parën, “mami apo babi”.
Moderatorja ka zbuluar se bëhet fjalë për “ma” dhe me siguri, babi Turi ndihet pak xheloz.