Antonela Berisha dhe Arjola Demiri patën një debat të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Debati i tyre degradoi sa vajzat i shkuan njëra-tjetrës në fytyrë dhe gjatë spektaklit përfshin dhe persona të tjerë : Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e Për’puthen dhe mikun e të dyja konkurrenteve, i cili ka mbështetur haptaz Arjolën.
Persa i perket kesaj perplasje mes Arjoles dhe Antoneles, nje reagim ka ardhur edhe nga nena e kesaj te fundit, nga zonja Donika.
Ajo në një koment në Instagram e quan Arjolën viktimë dhe shkruan për sakrificat e Antonelës.
“Dikush bën viktimën se ka rrit fëmijët e vet… detyrën ka bërë si çdo nënë. Çdo të them unë për ty o shpirt që ke rritur tre vëllezërit e tu. Ke studiuar, ke punuar, ke siguruar një të ardhme tënden. Ti je krenaria ime. Do të jesh gjithë jetën e do të mbetesh gjithë jetën. Vazhdo kështu siç di të jesh vetëm ti. Tregoju se një femër e vetme arrin ku të dojë”, shkroi Donika.
Kujtojmë se sipas Arjolës, Antonela as nuk quhet VIP. Madje vajzat janë kthyer aq kundra njëra-tjetrës sa kanë përdorur shprehi si “me të meta mendore”, “malsore”, “nga mali” etj.