Një makinë fluturuese prototip ka realizuar një fluturim 35 minuta mes aeroporteve ndërkombëtare Nitra dhe Bratislavë në Sllovaki.
Makina hibride e zhvilluar Aircar është i pajisur me një motor BMW me benzinë. Krijuesi Prof. Stefan Klein tha se mund të fluturojë rreth 1,000 kilometra në lartësinë 2,500 metra dhe deri më sot ka qëndruar në ajër për 40 minuta.
Prof. Klein ka qenë një prej folësve të Akademisë Kreative mbajtur në datat 23-24 Tetor 2019 në Tiranë dhe organizuar nga ICTSmedia ku foli rreth kompanisë së tij, Aeromobil, peripecive dhe sfidave me të cilat u përball teksa po përpiqej ta shndërronte në një realitet të prekshëm makinën fluturuese.
Krijuar në Bratislavë, mjeti me hapësirë për dy pasagjerë është gjashtë metër i gjatë dhe 1.6 metër i gjerë dhe ka një çift krahësh që hapen dhe mbyllen duke e lejuar përdorimin e tij edhe si makinë konvencionale.
Dy vite më parë Prof. Klein në emisionin Wake UP tregoi se makina fluturuese kishte qenë tema e tij e diplomës dhe se motivi kryesor i tij ishte se vinte nga një familje aviatorësh. Ai ka punuar prej mese 20 vitesh ai ka punuar në këtë makinë fluturuese.
Krahët e hollë palosen në pjesët anësore të makinës. Ishte vetë Klein që e fluturoi makinën mes aeroporteve. Ai e përshkroi eksperiencën si diçka normale dhe e një kënaqësi e veçantë.
Në ajër makina fluturoi me 170 km/h dhe mund të mbajë dy persona me peshë të kombinuar prej 200kg.
Por ndryshe nga taksitë dronë që janë zhvilluar deri më sot, nuk mund të fluturojë vertikalisht dhe ka nevojë për një pistë.
Pritshmëritë për makinat fluturuese janë të mëdha dhe shihen si hapi i radhës madhor drejt një të ardhmeje teknologjike.
Në 2019-ën kompania e konsulencës Morgan Stanley parashikonte se sektori do të vlente 1.5 trilionë dollarë deri në 2040-ën. Kompania pas AirCar, Klein Vision, thotë se zhvillimi i prototipit ka marrë 2 vite dhe kushtuar të paktën 2 milionë euro.
Të paktën 40 mijë porosi janë marrë vetëm nga SHBA-ja për makinën. AirCar mund të përshkruhet lehtësisht si fëmija e një Bugatti Veyron dhe Cesna 172.
Projekti nisi në 1990 kur Prof. Klein testoi prototipin e parë, versionin 1.0 dhe pesë vite më pas versionin 2.0. Në 2010-ën erdhi prototipi i parë funksional dhe mjeti ka kaluar nëpër testime intensive për të ta certifikuar për prodhim.