“Ma ka thyer zemrën”, Stresi tregon pendimin e vetëm në karrierë: Sherri me MC Kreshën!

Padyshim një nga banorët më në vëmendje të “Big Brother VIP Kosova” është reperi i njohur Stresi.

Rrëfimet e tij të ndryshme si dhe deklaratat për ish-bashkëshorten e tij, Kejsin, bënë që te publiku të rritet mjaft kurioziteti për reperin.

Së fundmi, teksa banorët kishin hapur debat rreth zënkave te artistëve, Stresi e pranoi pendimin e tij të vetëm në karrierë duke pohuar se zënka me MC Kreshën është gabimi i tij më i madh .

Ai tregoi detaje të kësaj zënke dhe se si ishin takuar familjarët mes vete, ndërsa sipas tij e gjithë ngjarja kishte ndodhur për dikë tjetër.

“E di edhe Kresha për këtë pendim , ma ka thyer zemrën në koncert kur më tha që me zor po pret të më përqafojë”, ka thënë Stresi mes tjerash.

https://www.instagram.com/reel/CmE4ArRooWa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6de7921b-9477-4b7f-9ea8-cceea44d941c