Luizi&Kiara shkëmbyen puthjen e parë në buzë, Alketa Vejsiu i bën një premtim të madh çiftit!

Luizi dhe Kiara emocionuan një Shqipëri të tërë me puthjen e tyre gjatë dasmës së organizuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo pavarësisht emocioneve që çifti transmetoi, dasma e tyre ishte e gjitha në kuadër të lojës dhe jo diçka zyrtare.

Megjithatë, nëse çifti do të jetë ende bashkë pas reality showt, moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu ka një premtim publik për ata.

Teksa ka postuar një foto të Luizit dhe Kiarës duke u puthur, Alketa shkruan se një dasmë tjetër i pret jashtë shtëpisë, e gjitha e organizuar nga Class Events.

Gjithashtu kujtojmë se Shaqir Palushi në një intervistë së fundmi ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” i “Golden Eagle” në Shqipëri. /Lokimagazine.com