Luiz Ejlli është shfaqur disa herë me lot në sy brenda shtëpisë së BBV.
Mirëpo pavarësisht gjendjes së tij emocionale, ai nuk u pyet asnjëherë nga produksioni se çfarë problemi ka.
Diçka e tillë më në fund ndodhi dje. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, Luizi tregoi se lotët e tij kanë të bëjnë me babain e tij të ndjerë.
“Ajo kënga që vendosni çdo mëngjes është kënga e vetme, këngë “moderne” siç e quante ai, që i pëlqente babait tim. Sa fillon jam dhe vetëm, se tjerët zgjohen vonë, më kap ajo ndjesia. Do të kisha dashur shumë të ishte gjallë dhe të më shikonte”, tha Ejlli.