Luizi takohet me motrën dhe kunatin në Amerikë, i jep fund aludimeve për raportet e tyre: “Familja ime është jeta ime”

Luizi këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po mban një tur koncertesh dhe mbrëmjesh muzikore.

Krahas angazhimeve muzikore ai ka gjetur kohë të takohet me motrën e tij dhe kunatin, të cilët jetojnë atje.

Luizi ka publikuar një foto me ta duke i dhënë fund aludimeve se ka raporte të prishura me familjarët e tij.

Kujtojmë se gjatë kohës që ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”, nëpër rrjetet sociale qarkullonin aludime të shumta se Luizi nuk i kishte aspak mirë marrëdhëniet me motrën dhe kunatin e tij.

Shkak për këtë u bënë edhe veprimet e këtij të fundit, si hapja e llogarisë së “GoFundMe” si dhe kërkesa drejtuar ndjekësve për të mos ndjekur llogarinë e Instagramit të hapur nga Kiara për Luizin.