Luizi shpërthen në lot, dhe sipas ndjekësve fajin e ka produksioni!

Mëngjesi i sotëm ka nisur sërish me lot në sy për këngëtarin Luiz Ejlli.

Teksa po qëndronte i vetëm në oborrin e shtëpisë së BBV, Luizi është parë mjaft i prekur.

https://www.instagram.com/reel/Co10tScjC2X/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Megjithëse vetë ai nuk ka dashur asnjëherë të flasë për këtë gjë, pasi nuk është hera e parë që shfaqet me lot në sy, ndjekësit kanë nisur me aludime.

Disa shprehen se nëna e këngëtarit ka probleme shëndetësore, ndërsa disa të tjerë janë shprehur se e ka kuptuar që Kiara rrezikon më shumë të eleminohet se sa Bledi.

Mirëpo, pjesa më e madhe po fajëson produksionin pasi ndryshe nga banorët e tjerë që janë surprizuar nga familjarët, për Luizin nuk ka ndodhur diçka e tillë, çka ka sjellë mjaft ngarkesë emocionale për të.

Në postimin e faqes zyrtare së BBV ku shihet Luizi me lot në sy, ndjekësit kanë shpërthyer në akuza ndaj tyre.

O produksion, nje surprize si keni bere Luizit. Oltes leter nga burri djalin e pa ate buqeten me lule ne 14 shkurt te gjithe kane marre surpriza madje nga dy, vetem Luizi jo“, shkruan një ndjekëse.

Prape ??? Po zgjohuuu o Luiiiiii se je njeriu me i pelqyer ne Shqiptari. Me duket e ka luften me produkcionin, dhe kjo e merzit, e ndjen qe s’do ja japin finalen spese s’ben qfar i thojne ne dhome te rrefimit. Ah mjer Shqiperia qe gjdo gje e ktheni ne politik duke ja humbur vlerat dhe méritât ketij djali”, shkruan një tjetër.

Eshte lodhur i shkreti me padrejtesit qe i bon stafi“, vazhdojnë komentet negative nga ndjekësit.