Në një bisedë me Kristin ditën e sotme, Luizi ka rrëfyer planin që do të ndiqte nëse do të dështonte me përpjekjen e tij në Big Brother.
Këngëtari rrëfeu se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria për t’u zhvendosur në SHBA tek familja.
Luizi: I thashë vetes futu dhe fokusohu në lojë. E kisha stakuar trurin, doja ta mbyllja këtë gjë këtu, të shkojë si të shkojë, dhe në varësi se si do më shkonte këtu, do vendosja për jetën time jashtë. A do rrija më në Shqipëri apo do ikja në Amerikë.
Kristi: Pse në Amerikë?
Luizi: Se në Amerikë kam familjen
Kristi: Aty duhet të ikje
Luizi: Thosha nëse nuk më ecën te Big Brother-i, e kisha bërë në plan me e mbyll me Shqipërinë, komplet. S’do kthehesha më..
Kristi: Përgjithmonë?
Luizi: Përgjithmonë, do rrija atje. Do bëja një restart tjetër atje. Dhe e ndava mendjen. Tani kur hyra këtu, këtu ku jam ulur ishte Kiara dhe kur e pashë live ishte gjë tjetër. Kiara më ka dalë jashtë parashikimeve, se shumë gjëra i kisha parashikuar. S’e edhe kur e pëlqeva nuk e dija që do e doja kaq shumë sa për të mos më zënë gjumi. Më rrinte mendja tek ajo.