Luizi publikon dedikimin për Kiarën, por a është ajo pjesë e klipit?

Luiz Ejlli ka publikuar pak më parë projektin e shumëpritur, “Dedikim”, i cili ashtu siç ka vetë titullin, është për partneren e tij, Kiara Titon.

Në një pjesë të tekstit, Luizi dëgjohet të këndojë: “Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”.

Mirëpo a është vetë Kiara pjesë e klipit?

Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesor janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin. E teksa të gjithë presin daljes e Kiarës, kjo e fundit shfaqet në fund.