Luizi paralajmëron banorët e shtëpisë së BBV: “Nëse ikën Kiara…”

Mbrëmjen e djeshme, Olta Gixhari nxorri në nominim çiftin Luiz-Kiara dhe gazetarin Bledi Mane.

Kjo mundësi iu dha aktores pasi lexoi zarfin e kuq që kishte mbërritur pak ditë më parë në shtëpi.

Mirëpo sot, teksa ndodhej në oborr, në një diskutim me Beatin, Luizi ka bërë një paralajmërim për banorët e shtëpisë së BBV.

Ai u shpreh se nëse Kiara eleminohet, asnjë person nuk ka për ta bërë gjumin rehat.

“Nëse ikën Kiara, nuk e bën asnjëri prej tyre rehat gjumin të martën në këtë shtëpi sa të jem unë”, tha ndër të tjera Luizi.

https://www.instagram.com/reel/Co11lg2voXI/?igshid=YmMyMTA2M2Y=