Ditën e djeshme një deklaratë e Luiz Ejllit për ish-banorët e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP” bëri mjaft bujë.
Teksa po tregonte se si duhet të jetë një femër ideale sipas tij, Luizi u shpreh: “Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.”
Mirëpo në një tjetër diskutim me Efin, këtë herë Luizi nuk e kurseu as Ilir Shaqirin, fituesin e BBV1.
Sipas Luizit, Iliri nuk u shpall fitues sepse ishte i denjë, por sepse kundërshtari i tij ishte Donald Veshaj, të cilit iu referuar me fjalën “i papjekur”.
“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte”, shtoi Luizi.
Kujtojmë se deklaratës së Luizit i reagoi menjëherë Beatrix Ramosaj.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, këngëtarja shkroi: “Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj kishte vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.