Luizi po konsiderohet si konkurrenti më i fortë nga ana e publikut, mbështetja e të cilëve nuk ka munguar qysh në puntatën e parë për këngëtarin.
Mirëpo, duket se ai është lodhur nga loja dhe sulmet e shpeshta të banorëve, aq sa ka menduar daljen nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Gjatë një bisede me Kiarën, ai u shpreh se i ka të gjithë kundër dhe nuk e di se sa do të durojë akoma në këtë mënyrë.
“Dua të dal për zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.”– tha ai.
https://www.instagram.com/reel/CoE3vYOjyO_/?igshid=YmMyMTA2M2Y=