Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” së fundmi janë ndarë në grupe dhe kanë zhvilluar lojëra me njëri-tjetrin.
Luizi në këtë lojë ishte me Dea Mishelin dhe një ndër pyetjet që ata duhet t’i përgjigjeshin ishte për dashurinë mes personave të së njëjtës gjini.
“Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”, tha Luizi, duke lënë paska të zhgënjyer Dean me përgjigjen e tij, e cila u përgjigj që është pro dashurisë së personave me të njëjtën gjini.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara u bënë kryetemë e rrjeteve sociale pas suprizës emocionuese për ditën e Shën Valentinit.
Ndërkohë Kiara u ftua në dhomën e rrëfimit dhe u pyet për ndjesitë e saj lidhur me surprizën që priste nga Luizi:
“Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij. Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë”- u shpreh ajo.