Luizi ka një kërkesë të veçantë për Vëllain e Madh që lidhet me prindërit e Kiarës

Luizi dhe Kiara emocionuan një Shqipëri të tërë me puthjen e tyre gjatë dasmës së organizuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Shumica e shikuesve të këtij formati kanë qenë përkrahës të çiftit qysh në fillimet e tyre.

Mirëpo, pas dasmës Luizi ka bërë një kërkesë të guximshme për Vëllain e Madh, por këtë herë për prindërit e Kiarës.

Pasi u ‘martuan’, Luizi tashmë është gati të takojë prindërit e saj.

Kam bërë kërkesën e fundit, vëllai, babai ose mami i Kiarës të vijë këtu t’i takoj. Jo për vete, por për Kiarën. Nëse vjen i ati do ta takoj”, është shprehur Luizi.