Luizi po vazhdon ende me tentativat e tij për t’iu afruar Kiarës pasi ajo po shfaq të njëjtën sjellje injoruese ndaj tij.
Ditën e sotme ai i shkroi një letër moderatores, tek i kërkonte të pinin një kafe bashkë në shtëpi.
“Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para dreke? Në pritje të përgjigjjes suaj. Me respekt “Luani”!”- shkruhej në letër.
Nga ana tjetër, Amosi i cili u shpall lideri i shtëpisë, i caktoi një detyrë Kiarës që mos t’i fliste fare Luizit, detyrë të cilën ajo e pranoi.
Ndaj, Kiara e refuzoi ftesën e Luizit dhe i shkroi se takimi do të shtyhet për një moment të dytë.