Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë në vëmendje gjatë natës së djeshme.
Dyshja e famshme janë ‘martuar’ në një dasmë tradicionale të improvizuar në Big Brother VIP Albania.
Ata befasuan të gjithë teksa në një moment shkëmbyen edhe puthjen e parë me njëri-tjetrit.
Banorët më pas u argëtuan në masë të madhe pasi për ta erdhi për të kënduar artisti i njohur, Altin Shira.
E në një çast tjetër, moderatorja është parë duke qarë kur po interpretonte për të Luizi.
Brenda shtëpisë së famshme u krijua një atmosferë e mrekullueshme me plot momente emocionuese.