Luizi i hedh sërish ngacmime për Butrintin, Kiara bezdiset: “Mos përmend më…”

Ditët e fundit Luizi ka filluar të ngacmojë Kiarën duke i dedikuar këngët e ish të dashurit të saj, Butrint Imerit.

Pak ditë më parë, teksa në sfond ishte vendosur kënga e tij, Luizi ia dedikoi Kiarës ndërsa ajo vetëm e falenderoi duke mos rënë pre e ngacmimit.

Mirëpo, Luizi e ka ngacmuar sërish moderatoren duke kënduar një pjesë të këngës së Butrintit teksa po rrinin në oborr.

Duket se Kiara u bezdis nga sjellja e tij dhe i kërkoi që mos t’i permendte më këngët.

Të lutem mos i përmend më, çfarë do të dish më pyet mua se t’a them, por mos i bëj në këtë formë të shëmtuar”– tha Kiara ndër të tjera.