Të gjithë banorët po përgatiten prej disa orësh për spektaklin e mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Albania”.
Ata kanë zgjedhur veshjet dhe vajzat janë përkushtuar gjithashtu tek makjazhi dhe flokët.
Por duket se përpos vajzave edhe Luizi ka vendosur të eksperimentojë me flokët, duke na habitur të gjithëve.
Ai i ka lyer flokët ngjyrë biond, duke u kthyer kështu ne “Lugatin” e Big Brother VIP të Shqipërisë.
Për këtë ndryshim ai kërkoi edhe mendimin e Kiarës, e cila u shpreh se i duken thjesht ‘skandal’.