Pak ditë më parë, lajmi se Butrint Imeri do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Albania”, trazoi një rrjet të tërë.
Mbështetja publike e Butrintit për Kiarën dhe deklaratat e tij në Instagram, ngritën dyshimin se ai do të hynte në reality show për ti uruar ditëlindjen moderatores, por nuk ndodhi kështu.
Ishte Luizi ai që surprizoi Kiarën me një këngë brenda programit.
Pas gjithë situatave të ndodhura, së fundmi ka folur pikërisht Luizi. Teksa po diskutonte me Kiarën, Efin dhe Maestron, ai tregoi se nëse Butrinti do të vinte, do ta nxirrte jashtë loje.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, tregoi Luizi.
Deklarata e tij nuk u prit mirë nga Efi dhe Kiara të cilat i kërkuan të mos përmendë emra që janë jashtë shtëpisë.
Kujtojmë se hyrja e Butrintit në BBVA ishte thuajse e konfirmuar, ku sipas “Kryefjala” arsyeja pse ai nuk iu bashkua reality show-t ka qenë presioni i madh i publikut.
Ata shiheshin mjaft të revoltuar në komente ku shpesh i drejtoheshin këngëtarit se nëse i bashkohet emisionit, do ti bojkotojnë të gjitha koncertet, nuk do ia dëgjojnë më këngët si dhe e kanë kërcënuar nga mënyrat më të ndryshme.