Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit radiofonik në BBV dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara.
Beati i ka drejtuar pyetje Kristit se si i duket zgjedhja që Olta bëri në ‘Prime-in’ e djeshëm, ku dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Sipas Kristit, Olta ka bërë zgjedhjen e duhur për veten e saj, duke nxjerë në nominim Bledin me Luizin dhe Kiarën.
“Mendoj që Bledi ka bërë lojën e duhur dhe mendoj që Olta ka zgjedhur 2 problematikët që ka brenda shtëpisë për lojën e saj dhe vuri dhe Kiarën si dëm koratelar sepse po të iki Kiara, Luizi do humbi veten …nuk dihet është pak bixhoz…”, u shpreh Kristi.
Më pas, në një diskutim me Oltën, Kristi tregoi se me lëvizjen për ta nxjerë në nominim, i bëri Bledit “Shah Mat”.
Kristi: Me këtë nominim Bledi nuk ka ku të shkojë. E fute check mate.
Olta: Publiku do bëjë një zgjedhje. Ose do zgjedhi një njeri që ka dëshirë të luajë dhe që është lojtar i fortë deri diku, na pëlqen apo s’na pëlqen ne. Ose do zgjedhi një njeri për romancë.