Luizi dhe Kiara e festuan Shën Valentinin mbrëmjen e djeshme në mënyrën më të bukur pak metra larg shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në një ambient të mbushur me trëndafila dhe drita, Luizi i këndoi moderatores këngën që kishte përgatitur për ditë me rradhë në dhomën e rrëfimit.
Mirëpo, nga ana tjetër duket se Butrintin e ka gjetur vetëm ky Shën Valentin.
Pak pas suprizës së madhe të çiftit brenda BBV, Butrinti bëri një video duke uruar festën tek ka treguar gishtin e mesit me anë të një postimi në InstaStory.
A ishte kjo një kunjë për çiftin, apo ishte thjesht një reagim për faktin se ky vit e gjeti këngëtarin single?