Edhe pak ditë na ndajnë nga dasma e çiftit të njohur, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.
Dyshja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në datën 17 qershor, në Toskana, Itali.
Në dasmën e çiftit do të jenë plot 120 të ftuar, por si duket me mungesën e një personazhi të njohur.
Bëhet fjalë për Luiz Ejllin, fituesin e “Big Brother VIP”. Ka qenë vetë këngëtari ai që me anë të një njoftimi ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë në dasmën e çiftit Arbana-Eduart.
Pikërisht në 17 qershor, datë e njëjtë me dasmën e çiftit, Luizi do të jetë në New York ku do të mbajë koncertin e rradhës.
“Me datën 17 qershor do të jem në New York. Mirë u takofshim. Ju puthi shumë të gjithëve”, shkroi Luizi në rrjetet sociale.
Nuk dihet nëse këngëtari e ka marrë ftesën apo jo nga çifti.
Kujtojmë se Luiz Ejlli ndodhet prej ditësh në SHBA ku do të performojë disa koncerte në shtete të ndryshme.