Luiz Ejlli në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Mbrëmjen e djeshme menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Luizi ka shkuar në shtrat.

Menjëherë kanë shkuar pranë tij Kiara, Efi dhe maestro të cilët e kanë pyetur se çfarë ka. Luizi i cili qëndronte i shtrirë u shpreh se nuk ndihet mirë.

Ishte maestro ai që në fillim dyshoi se mos këngëtari po tallej, por më pas teksa u ul te krevati i tij, Kiara u shpreh se është vërtetë sëmurë pasi është i djersitur.

Të tre banorët janë mbledhur rreth tij duke i qëndruar afër, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ditën e sotme nuk dihet ende.

https://www.instagram.com/reel/Cn_jURFM6KJ/?igshid=Yzg5MTU1MDY=