Prej disa ditësh, Alketa Vejsiu ka lënë Shqipërinë duke udhëtuar drejt Republikës Domenikane.
Përmes postimeve ne rrjetet sociale ajo ka zbuluar se shoqërohet edhe nga Vera Grabocka, Aleksandër Frangaj dhe një grup xhirimi.
Nga pamjet e publikuara, ishte e dukshme se ky udhëtim i Alketës nuk ishte vetëm për pushime, por edhe punë.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Burime pranë televizionit Klan kanë zbular për “News31” se arsyeja e këtij udhëtimi është realizimi i një tjetër patente ndërkombëtare.
“Klan” ka blerë patentën e programit të njohur “L’isola dei Famosi” dhe ka nisur realizimin e tij në versionin shqiptar.
Sipas këtij formati, personazhe të njohur duhet të mbijetojnë për disa javë brenda një ishulli. Ata duhet të ndërtojnë një strehë, të gjejnë ushqim, të krijojnë kushte për jetesën e tyre.
Gjatë çdo jave zgjidhet edhe një lideri i cili bëhet imun ndaj eliminimit në episodin e ardhshëm.
Ishulli që produksioni shqiptar ka zgjedhur për programin është pikërisht në Republikën Domenikane, Punta Cana.
Ndërkohë emrat e personazheve VIP që do të jenë konkurentë ende nuk janë bërë të ditur.