Lufta Rusi-Ukrainë/ Kengetarja e njohur habit me deklaraten: “Nëse them atë që mendoj mund të më vrasin!”

Reperja amerikane Cardi B ka dhënë së fundmi opinionin e saj për konfliktin Rusi-Ukrainë.

29-vjeçarja tha se liderët botërorë nuk duhet të fokusohen te lufta dhe shtoi se nuk është as në anën e “NATOs” e as të Rusisë.

Në fakt dua të them shumë gjëra por do të shikoj punën time pasi besoj se me një platformë aq të madhe sa e imja nëse nuk them gjërat e duhura, mund të më vrasin”, nis Cardi B videon e shpërndarë në Twitter.

Nuk jam në anën e NATO,” vazhdon ajo. “Nuk jam as në anën e Rusisë, jam në fakt në anën e qytetarëve sepse në fund të fundit jemi duke kaluar një krizë”.

Cardi B shpjegonte më pas në video pikëpamjet e saj në krizën Rusi-Ukrainë, kur u pyet nga një përdorues.

Do të doja që liderët botërore të ndalonin duke menduar vetëm për pushtetin dhe të mendonin në fakt për qytetarët e prekur, e gjithë bota është në krizë. Lufta, sanksionet, pushtimet, duhet të ishin tre gjërat më të fundit që ata duhet të mendonin