Pak kohë më parë u bë e ditur nga drejtori menaxhues i “Love Island” në ITV Studios, Arjan Pomper, se programi ‘dating’ do të realizohej edhe në Shqipëri.
Ai zbuloi se Tv Klan ka blerë patentën për dy sezone dhe se programi do të drejtohej nga Luana Vjollca.
Mirëpo, moderatorja nuk kishte konfirmuar asgjë deri mbrëmjen e djeshme që ishte puntata finale e “Zemër Luana”.
Këtë herë ishte Luana ajo që u vu përballë sfidave dhe pyetjeve, ku një prej tyre ishte rreth projektit të saj televiziv të rradhës.
Ajo vendosi të mos e tregojë emrin e programit, mirëpo u shpreh se: “Një projekt i nxehtë dhe i zjarrtë si ai, kërkon edhe një kohë të nxehtë dhe të zjarrtë. Kështu që duhet të kalojnë edhe ca të diela”.
Pra, mesa duket programi i saj i zjarrtë dating pritet të startojë në stinën e verës.
Kujtojmë se konkurrentët do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në rezortin Green Coast, në Palasë.