Projekti i fundit me te cilin Luana Vjollca po punon kohet e fundit ka marre nje vemendje te madhe dhe eshte mbeshtetur shume nga publiku e personazhe te njohur.
Ky projekt i dedikohet ndergjegjesimit te shoqerise ne lidhje me bullizmin e ushtruar apo dhunes ndaj grave te cfaredolloj forme.
Pervec kengeve te publikuara me nje tekst domethenes dhe mesazh te forte, Luana ka vendosur qe te beje edhe intervista ne forme bashkebisedimi me personazhe te tjere.
Me sugjerim te ndjekesve te saj, Luana ka vendosur qe intervista e sotme do te behet me Beatrix Ramosaj gjate nje videoje Live ne Instagram.
Kete e ka bere te ditur vete Luana ku ne nje postim ne Instagram ka shkruar:
“Sonte, në orën 20:30 live në Instagram, Luana Vjollca së bashku me Beatrix Ramosaj, do të bashkëbisedojnë rreth temës së Bullizmit dhe Traumës.”
Kujtojme se edhe kengetarja Beatrix Ramosaj e ka prekur kete teme ne rrjetin e saj social, ku duke nisur nga bullizmi i madh ndaj saj pas daljes nga “Big Brother VIP”, postoi nje video ndergjegjesimi per te gjithe bullizuesit dhe personat qe komentojne negativisht.