Mbrëmja e kësaj të diele ka patur shumë surpriza në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana”, me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Të ftuar specialë e mjaft ekskluzivë, të cilët çfarë nuk zbuluan për programin, madje surpriza më e veçantë këtë herë erdhi nga vetë autorja.
Luana Vjollca dhe këngëtari i dashur nga publiku, Bardhi, i cili ishte edhe i ftuar këtë mbrëmje në program, kanë bashkuar forcat me një këngë që na e prezantuan ekskluzivisht për “Zemër Luana”.
Kënga ishte mjaft ritmike e për më tepër mesa u kuptua dukej të ishte përshtatur mjaft mirë edhe për programin “Zemër Luana”, pasi edhe pjesë të refrenit përmbanin fjalën “zemër”.
Madje në një pjesë të këngës thuhej “po ma bën me hile”, ku Luana dhe Bardhi iu drejtuan kapitenëve të skuadrave të “Zemër Luana”, Olsit dhe Besit, drejtuar përballjeve të tyre në program.