Luana u bë shkak që Getoari dhe Marina të jenë bashkë! Moderatorja zbulon historinë e njohjes së tyre

Luana Vjollca mbrëmjen e djeshme ka bërë bashkë pas shumë vitesh dy legjendat e “hip-hop”-it shqiptar, Ghetto Geasy dhe MC Kresha, në spektaklin “Zemër Luana”.

Të ftuar në spektaklin e saj ishin edhe dy reperë mjaft të pëlqyer, Lyrical Son dhe Onat.

Ky i fundit madje vite më parë i ka bërë një dedikim Luanës në këngën “Shumë i smut”, ku shprehej:

“Edhe Luan unë bona kur mbiemrin e ka Vjollca!”

Teksa kjo këngë u luajt në skenë, drejtuesja Luana ndaloi duke i rikujtuar këtë frazë çunave dhe duke ndarë me publikun disa prapaskena.

Ajo zbuloi se në momentin që kënga doli, mendoi se ishte jo për mirë dhe menjëherë kishte telefonuar “babën” e Babastars Getoarin, me idenë që pse e kanë përfshirë në këngë.

Kur Geti i shpjegoi se nuk e kishin me të keq, i tha Luanës që t’i bënte të fala Marinës, ndërsa ajo i kishte thënë ‘bëja vetë të falat’ duke i dhënë numrin.