Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Lori Hoxha ka reaguar për herë të parë për revoltimin e publikut ndaj produksionit për sjelljen ndaj Luiz Ejllit.
Ajo ka publikuar një Instagram një kërkesë nga publiku për bashkëpunim me Lorin me një linjë të njohur veshjesh.
Në këtë pikë ajo është bashkuar me publikun duke lënë të kuptohet për një marrëveshje, por e thumbon qëndrimin e tyre në raport me çështje të tjera.
“Publiku me raste e di çfarë bën”, shkruan Lori Hoxha, duke nënkuptuar se paska edhe raste të tjera kur ai nuk është i drejtë në veprimet dhe zgjedhjet e tij.
Kujtojmë se ditën e djeshme disa nga mbështetësit e Luizit rrethuan “Top Channel” për të treguar suportin e tyre ndaj tij pas bujës dhe dyshimeve që krijoi historia e sëmundjes.