Mbrëmjen e djeshme gjatë prime-it të BBV, Lorenc Hasrama ka pranuar se me Keisi Mejdinin ka patur një lidhje dashurie.
Këngëtari konfirmoi lajmet e qarkulluara në rrjet, duke shtuar se lidhja e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj pa dhënë më shumë detaje rreth ndarjes.
Lidhur me këtë situatë reagoi dhe Sabiani, i cili asokohe mohoi rreptësisht lajmet se Keisi dhe Lorenci kanë qenë në një lidhje, duke e konsideruar këtë të fundit si mik.
“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje kësaj radhe. Nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjt e babos”, shkruajti Sabiani pasi Lorenci konfirmoi lidhjen me Keisin.
Mirëpo një reagim ka ardhur dhe nga familjarët e Kristit të cilët i menaxhojnë profilin e Instagramit.
Teksa postuan një foto në Instastory, ata shkruajtën se pas situatës së djeshme, Kristit duhet t’i kërkohet falje si nga Keisi ashtu dhe banorët e tjerë.
“A ishte përgjegjësia morale e banorëve të më kërkonin ndjesë për akuzat e rënda që më kishin adresuar, dhe luftën që më shpallën me pretekstin që unë kisha bërë lojë me atë marrëdhënis, kur u konfrontuan me të vërtetën????? Po ju? A keni një përgjigje për këtë situatë të turpshme, ku ajo vajza as nuk tentoi të kërkojë ndjesë për mashtrimin që më bëri????”.