Beniada Nishani ka treguar se ka një miqësi të ngushtë me Jorin, banoren aktuale të BBVA, e shpesh nuk ka ngurruar t’i dalë në mbrojtje sa herë që ajo kritikohet nga jashtë shtëpisë.
Së fundmi, Beniada i ka kthyer përgjigje publikisht një komenti negativ që është shkruar për të.
Banorët në shtëpi kishin organizuar një sfliatë mode e në një video ku shihej sfilata e Jorit, dikush kishte komentuar se ajo ishte përpjekur të provokte Luizin.
“Miss ‘provokacja’ do t’i shkonte më shumë. Lojë e ulët“- shkruhej në koment, ndërsa Beniada i ka kthyer një përgjigje urtë e butë ashtu si gjithmonë.
“Avash se jemi në 2023. Është një sfilatë e thjeshtë. Shikojeni me sy të ndryshëm dhe nuk do skandalizoheni.”
Kujtojmë se edhe më parë Beniada është shprehur se Jori nuk ka aspak për qëllim që të hyjë në mesin e saj dhe të Luizit.