Loja e Luizit e bën të dorëzohet, Olta qan në BBV: “Dua të iki”

Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku banorët kërkonin me ngulm qëndrimin brenda shtëpisë së BBV, banorët e sezonit aktual kanë shprehur shprsh se duan të largohen.

Pas Efit, Amosit dhe dy banorëve aktual: Ermiola dhe Armaldo, një tjetër banore është shprehur se do të largohet.

Bëhet fjalë për Olta Gixharin. Aktorja duket se është lodhur dhe ndjehet mjaft e ngarkuar nga loja, aq sa ka shpërthyer në të qara mëngjesin e sotëm

“Dua të iki në shpi. Jam shumë e lodhur. Jam shumë e ngarkuar, nuk di më çfarë po bëj. Do prish çdo gjë’, dëgjohet të thotë Olta, teksa ndodhej e vetme në shtrat.