Arrestimi i këngëtares së njohur shqiptare më 16 mars në Itali me akuzën për përfshirje në grup kriminal tronditi të gjithë publikun shqiptar.
Por sot është mësuar se këngëtarja është liruar nga masa e arrestit me burg.
Lajmi është konfirmuar nga daja i saj, avokati Saimir Visha për Syri Tv.
Visha ka theksuar se mbi mbesën e tij rëndojnë akuza të pavërteta, sepse e gjitha ka qenë një keqkuptim. Visha tha se sot ka drekuar me Elsa Lilën.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë kanë vjellë vrer për Elsën”,- tha Visha.
Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane, pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës