Ish konkurrentja e Per’puthen, Antonia Gjoka, gjate intervistes se fundit per “Mirage” u pyet mbi ekperiencen e saj ne program e gjithashtu per vertetesine e personazheve te tjere.
Antonias iu kerkua te shprehte edhe nje mendim persa i perket ciftit Alvisa- Bashkim, per te cilet ajo tha fjale aspak te mira.
Sipas Antonias, dyshja kane qene aktoret me te mire te “Per’puthen” qe e ben gjithcka per show, te nxitur nga produksioni, dhe qe nuk kane qene kurre nje çift.
Gjithashtu, Antonia u shpreh se nje prej personazheve qe eshte ende pjese e programit, ka patur disa regjistrime te Alvises qe tregonte se gjithcka ishte e shtirur, mirepo keto nuk u bene kurre te ditura per publikun.