Nje prej vajzave TikTok-er me te njohura ne Shqiperi eshte edhe bukuroshja e quajtur Redinela.
Ajo ishte e ftuar diten e djeshme ne emisionin “Shqiperia Live” per te folur pikerisht rreth TikTok-ut, videot qe realizon por edhe per pagesen qe merr nga aplikacioni.
Redinela tregoi se aktualisht ka marredhenie pune dhe TikTok-u per te eshte si nje pjese qejfi ku ajo realizon video gjate kohes se lire dhe i poston gjate javes.
Pas kesaj, nje fjali e drejtuar nga gazetarja Erjona Rusi, mori gjithe vemendjen.
Ajo iu drejtua Redineles se ne kohe te lire ne vend qe te merret me TikTok, mund te lexoje ndonje liber, gje qe nuk u komentua aspak mire ne rrjet.
Vlen te permendet se kjo fjali e gazetares ndaj Redineles u tha pa ditur nese vajza shpenzon apo jo kohe per te lexuar libra e per me shume ajo ishte e ftuar per te folur pikerisht rreth TikTok-ut.
Me pas, Redinela ka postuar kete video ne TikTok kushtuar intervistes se saj ne “Shqiperia Live” e me se shumti gazetares.
Kujtojme se cdo dite e me shume roli i “Influencers” kudo neper bote po merr kuptimin e nje profesioni te mirefillte.
Influencers po krijojne “kontentin” e tyre ku shpalosin talentin ne fusha te ndryshme apo cdo gje tjeter, duke bere ate cka duan dhe pelqejne me se shumti, duke shtuar mundesine per te mos u bere kurre nje pune e merzitshme e gjithashtu duke gezuar nje page te kenaqshme.