Lëvizje të bujshme në prag të sezonit veror, spektakli i humorit “Klanifornia” largohet nga Tv Klan

Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia” nuk do e shohim më në TV Klan.

Mësohet se programi i humorit, ndër më të ndjekurit në Shqipëri ka mbyllur kontratën me televizionin kombëtar Tv Klan.

Nuk dihet nëse trupa e humorit do të zhbëhet apo do të zhvendoset në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekran televiziv.

Deri më tani, ndër aktorët e humorit që ka njoftuar largimin nga ky televizion është Jul Deda, i cili ditën e djeshme ka postuar edhe foton e fundit në ambientet e tij.

Ndjekësit kanë aluduar për një rikthim të mundshëm të tij në Portokalli, por aktori i ka hedhur poshtë këto zëra.